Një deputeti holandez të krahut të djathtë i është kërkuar t’i fshijë postimet në rrjetet sociale për shkak të krahasimeve që ka bërë për masat e COVID-19 me Holokaustin.
Thierry Baudet, lider i partisë Forumi për Demokraci, shkroi në Twitter se personat e pavaksinuar janë “hebrenjtë e ri” dhe “ata që synojnë të bëjnë përjashtime” janë “nazistët e ri”.
Postimet e tij nxitën veprime ligjore nga të mbijetuarit e Holokaustit dhe grupet hebreje.
Një gjykatë e ka urdhëruar t’i fshijë postimet brenda 48 orësh ose rrezikon gjobë prej 25 mijë eurosh.
Atij gjithashtu i është ndaluar të postojë imazhe të Holokaustit gjatë debateve mbi masat antiCOVID të Holandës./UBTNews