UBT News

I konfiskohet Lamborghini pasi shoferit iu duk shtrenjtë taksa

Një shofer Lamborghini i cili nuk pagoi taksë ‘sepse ishte shumë shtrenjtë’ shkoi në shtëpi i përlotur pasi iu sekuestrua makina.

Makina e tij Aventador kushton rreth 400 mijë funte.

Shoferi ishte paralajmëruar dy herë më parë për shkaktimin e ‘alarmit’ dhe ‘shqetësimit’ në rrugë, kështu që ai u kap në radar ndërsa po ecte në South Mimms, Herfordshire.

Kur makina u ndal për herë të tretë, doli që shoferi nuk kishte paguar asnjë taksë mbi automjetin. Ai me sa duket i tha policisë se nuk mund të përballonte taksën dhe qau kur policia kapi makinën e tij.

Shoferi ka afat deri në fund të kësaj jave për të provuar të rimarrë makinën e tij. Por ai do të duhet të sigurojë disa dokumente në aplikimin e tij, përfshirë akcizën e automjetit.

Një pronar i Lamborghini Aventador zakonisht do të paguante rreth 2,245 funte taksë në vitin e parë që e zotëron atë.

Ata do të duhet të paguajnë rreth 490 funte në vit për pesë vitet e ardhshme, sipas një llogaritësi tatimor.

Exit mobile version