UBT News

I keni ditur këto të mira shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit?

Produktet e qumështit janë shumë të shëndetshme. Por, disa të dhëna thonë përdorimi i produkteve të qumështit në shujta mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru.

Ekspertët nga Universitet “Mckmaster” në Kanada thonë se studimi u bë si shkak i brengave se yndyrat e ngopura më të cilat produktet e qumështit janë të pasura shtojnë nivelin e dëmshëm të kolesterolit që lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe të sulmit në tru.

Këta pohojnë se prodhimet e qumështit janë shumë të shëndetshme për arsye se trupin e furnizojnë me energji. përmbajnë edhe përbërës tjerë që kanë rëndësi për shëndetin si: Aminoacidet, vitaminat K1 e K2, minerale si kalcium, magnez dhe kalium.

Thartirat yndyrore, të cilat ndodhen në produktet e qumështit, madje zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru për 42 %.

Qumështi, kosi e djathi përmbajnë kalcium, i cili ul shtypjen e gjakut dhe thartirat yndyrore që veprojnë kundër inflamacionit, hulumtuesit kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 3.000 personave të rritur, të moshës mbi 65-vjeç.

Ekipi i ekspertëve, i cili ka analizuar rezultatet e matjes, ka konstatuar që asnjë nga thartirat yndyrore të matura nuk ka pasur lidhje me rrezikun e shtuar të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Veç kësaj, njerëzit me nivelet më të larta të thartirave yndyrore, që sipas shkencëtarëve ka lidhje me produktet e qumështit, kanë pasur 42 % më pak rrezik nga sulmi në tru. /UBT News/

Exit mobile version