UBT News

I jepet lamtumira e fundit babait të Enver Zymberit

I është dhënë lamtumira e fundit Muahrrem Zymberit, babait të të heroit Enver Zymberit. Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka kujtuar Zymberin duke thënë se ai ishte edhe veteran lufte dhe i burgosur politik.

“Në burg ishte i pathyeshëm dhe të gjithë që e kanë njohur, kanë marrë forcë prej tij. Pavarësisht se nuk dihej çka do të ndodhë të nesërmen, buzëqeshja dhe trimëria, në asnjë situatë nuk i kanë munguar Muharrem Zymberit”, tha kryeministri, duke folur për kohën kur të dy ishin të burgosur politik, në Burgun e Pozharevcit.

Kurti ka thënë se janë pikërisht njerëzit si Muharrem Zymberi, që e shtyjnë përpara edhe shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar.

“Tash jemi këtu pranë varrit edhe të Enverit edhe të Muharremit dhe padyshim se te kjo familje, e cila i dha shumë edhe luftës edhe paqes, do të rikthehemi përherë, për shkak se i kemi obligim e borxh për kontributin e tyre”, tha mes tjerash kryeministri.

Exit mobile version