I është dhënë lamtumira e fundit, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u mbyt mbrëmjen e së mërkurës
Në varrezat e fshatit Katund i Ri, Astrit Ademajt i është dhënë lamtumira e fundit nga familjarët dhe miqtë.
Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti pa shenja jete edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.
Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime për humbje jete kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut.
I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.