Një i infektuar me COVID-19 nga Prishtina nuk i ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij.
Policia e Kosovës njofton se e ka ndaluar të dyshuarin, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij.
“Lagjja Veternik, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews