UBT News

I gjetën narkotikë në veturë, Policia arrestoi të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj pasiqë gjatë kontrollit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar 4.83 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 52.30 euro, 20 franga zvicerane, dy telefona mobil dhe dy mulli për bluarje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./UBTNews/

Exit mobile version