Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi të njëjtit i janë gjetur armë pushkë, mocion e thika, të cilat i mbante në posedim të paautorizuar. Ndërsa më pas i njëjti është liruar në mënyrë të rregullt.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
“Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.