I ftohti artik do të godasë rajonin e Ballkanit dhe për pasojë edhe Kosova e Shqipëria do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, pritet që orët në vijim të mbeten nën dominimin e masave të ftohta artike duke diktuar mot të kthjellët POR shumë të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°c deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.