Pas më shumë se 100 vitesh nën ujë, një relike e rrallë nga Titaniku është restauruar.
Kjo pjesë e historisë, dikur e humbur në thellësitë e Atlantikut të Veriut, u zbulua me kujdes nga një ekip konservatorësh.
Gjerdani prej qelqi të zi, i zbuluar më 17 qershor 2025, në Ekspozitën Titanic: The Artifact në Orlando, shënon një moment të rëndësishëm për studiuesit dhe entuziastët e Titanikut.
I zbuluar në copa gjatë një ekspedite më 2000 në vendin e rrënojave, gjerdani mbeti i fshehur brenda rrënojave për më shumë se një shekull, forma mbeti mister. U gjet i mbështjellë me beton, masë e fortë dhe e ngurtë e formuar kur objekte të ndryshme në vendin e rrënimit u shkrinë nën një presion të jashtëzakonshëm dhe kushtet ekstreme të dyshemesë së oqeanit.
Ekipi hoqi betonimin, zbuluan gjerdanin e endur në mënyrë të ndërlikuar, të bërë nga rruaza tetëkëndëshe e në formë zemre prej qelqi të zi.
Rruazat, disa të vogla e delikate, të tjera më të mëdha dhe tërheqëse, zbuluan një dizajn të detajuar e kompleks që do të kishte humbur në kohë nëse artefakti nuk do të ishte gjetur. Gjerdani u gjet gjatë një ekspedite të vitit 2000 të udhëhequr nga RMS Titanic, Inc., e cila ka qenë në ballë të eksplorimit nënujor të Titanikut. Pasi u gjet, gjerdani u konservua përmes një procesi pune të kujdesshëm, që përfshinte punë delikate manuale për të hequr me kujdes betonimin.
Ky proces u lejoi ekspertëve të gjurmonin çdo rruazë dhe fije rruaze, duke e shpëlarë gjerdanin copë pas cope derisa forma origjinale të zbulohej plotësisht.
Gjerdani prej qelqi të zi ekspozohet me krenari në Ekspozitën Titanic: The Artifact Exhibition Orlando, duke ofruar pamje të rrallë të jetës së atyre që dikur lundruan në anijen fatkeqe. Ekspozita, e hapur shtatë ditë të javës, u lejon vizitorëve ta përjetojnë nga afër këtë dhe objekte tjera të rikuperuara nga Titaniku.
Ky gjerdan, tani i restauruar, është më shumë sesa thjesht një bizhuteri. Është një simbol i jetëve dhe historive të humbura atë natë fatale të vitit 1912, duke ofruar një vështrim në të kaluarën që pak veta kanë pasur mundësinë ta shohin.