UBT News

I dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit u dorëzua në polici

Një 15-vjeçar i dyshuar për vrasjen e një 14-vjeçari në Prishtinë është dorëzuar në polici të martën. Viktima u ther me thikë për vdekje të martën derisa po shkonte në shkollën “Hilmi Rakovica” në kryeqytet.

“Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë – thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Në prezencën e avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, njoftoi Policia e Kosovës./UBTNews/

Exit mobile version