Leutrim Tafilaj po kërkohet nga Policia e Kosovës, për çka po kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e tij.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejës derisa ka kërkuar bashkëpunimin për arrestimin e tij, ka treguar edhe se ai Leturim Tafilaj nga Siqeva e Kliniës po kërkohet për vrasje të rëndë.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: LEUTRIM (Murat) TAFILAJ i lindur me 17.03.1989 nё Siqevё-Klinё. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale ‘Vrasje e rёndё nё tentativё’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policië së Kosovës.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com