Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar lidhur me një rast për vjedhje të rëndë që kishte ndodhur më 28 dhjetor 2024.
Sipas policisë, dyshohet se i njëjti ka vjedhur stoli ari në banesën e viktimës.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur stoli ari në banesën e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.