Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet në Paris në nëntor të vitit 2015, ku mbetën të vdekur 130 persona, tha se kurrë nuk ka vrarë apo plagosur dikë.
Abdeslam, 32-vjeçar, tha se ai mbështeste grupin militant Shteti Islamik dhe se ai kishte synime të bëhej pjesë e Shtetit Islamik. Por ai nuk tregoi nëse ishte i përfshirë në sulmet e koordinuara me armë dhe bombë që ishin më vdekjeprurëset në Francën e pasluftës.
“Desha ta them sot se nuk kam vrarë apo plagosur dikë, nuk e lëndova dikë”, tha ai para gjykatës.
Francezo-marokeni Abdeslam, besohet se është i vetmi i mbijetuar i komandos islamike që mendohet se ka kryer sulmet me armë dhe bomba në gjashtë restorante dhe bare, në sallën e koncerteve Bataclan dhe në stadiumin kombëtar të futbollit.
Ai është i vetëm në mes 20 të pandehurve që akuzohen drejtpërdrejt për vrasje, tentativë vrasjeje dhe pengmarrje. Hetuesit besojnë se jeleku i tij shpërthyes nuk funksionoi dhe se ai u largua nga kryeqyteti francez në orët e para pas sulmit./UBTNews