UBT News

I dërguari special i Kinës do të nisë vizitën në Ukrainë të martën

Një i dërguar special nga Kina do ta vizitojë Ukrainën më 16-17 maj, konfirmoi një zyrtar i Qeverisë ukrainase për Reuters të hënën.

Li Hui, përfaqësuesi special i Kinës për çështjet euroaziatike dhe ish-ambasador në Rusi, do të vizitojë Ukrainën, Rusinë dhe shtete të tjera evropiane përgjatë një vizite që sipas Pekinit po bëhet me qëllim për të diskutuar mbi një “zgjidhje politike” rreth luftës në Ukrainë.

Zyrtari ukrainas nuk dha detaje të tjera./UBTNews/

Exit mobile version