Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për çështjet Euroaziatike, Li Hui do të vizitojë Ukrainën javën e ardhshme për të “promovuar bisedimet e paqes”, konfirmoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës.
Vizita i Li do të fillojë më 15 maj. Ai do të udhëtojë në Ukrainë, Poloni, Francë, Gjermani dhe Rusi gjatë turneut.
“Vizita e përfaqësuesve kinezë në vendet në fjalë është një tjetër manifestim i angazhimit të Kinës për të bindur dhe nxitur bisedimet, duke demonstruar plotësisht se Kina është në anën e paqes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Wang Wenbin, gjatë një konference për media.
Vizita vjen pasi udhëheqësi kinez, Xi Jinping bisedoi me telefon me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës./UBTNews/