I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë në Moskë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, derisa Washingtoni kërkon të ndërmjetësojë një armëpushim në Ukrainë.
Siç raporton ‘Bloomberg’, duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me diskutimet, vizita e Witkoffit në Moskë, që pritet këtë javë, shënon udhëtimin e tij të dytë në Rusi në rolin e tij si i dërguari i Trumpit.
Udhëtimi i tij është caktuar të përkojë me takimet në Arabinë Saudite midis zyrtarëve ukrainasë, sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.
Të dielën, Trump sugjeroi se SHBA-ja pret që Ukraina të tregojë gatishmëri për të negociuar paqen, duke theksuar se “kemi takime të mëdha që vijnë”, që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën në Arabinë Saudite.
Rubia dhe Waltz u takuan dje në Arabinë Saudite me zyrtarë të lartë ukrainasë, të udhëhequr nga Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
“Takimi me ekipin amerikan filloi në mënyrë shumë konstruktive, ne po punojmë për të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Yermak në rrjetet sociale.