UBT News

I dërguari i posaçëm kinez do të vizitojë Rusinë më 26 maj

I dërguari i posaçëm kinez për çështjet e Euroazisë, Li Hui do të vizitojë Rusinë më 26 maj, raportoi TASS. Li ka qenë në një turne në Ukrainë, Poloni, Francë dhe Gjermani. Ai është zyrtari më i lartë kinez që vizitoi Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Gjatë të martës, kryeministri i Kinës, Li Qiang tha se Pekini është i gatshëm të zgjerojë shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me Moskën në një letër urimi drejtuar Forumit të Biznesit Kinë-Rusi, i cili po mbahet në Shangai./UBTNews/

Exit mobile version