I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui, i ka thënë Kievit se “nuk ka ilaç për të zgjidhur krizën” ndërsa ai i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të angazhohen në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës, thotë Ministria e Jashtme e Pekinit.
Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe ka zgjedhur të pozicionohet si një ndërmjetës neutral, si dhe ka propozuar një rrugë për t’i dhënë fund konfliktit.
Li zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe zyrtarë të tjerë të martën dhe të mërkurën./UBTNews/