Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ishte duke vozitur automjetin.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën Emin Duraku, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ishte duke vozitur automjetin. I dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një qese me substancë të dyshuar.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të mbahet në ndalim policor deri në këndellje e më pas të intervistohet”, thuhet në raport.