Një i burgosur ka sulmuar dy gardianë në Burgun e Pasjakut në Novobërdë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton raporti 24-orësh i policisë.