Në Fushë Kosovë është raportuar një rast i dhunës në familje. Policia njofton se një person ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Me datë 29.12.2020 viktima mashkull kosovar raporton se i dyshuari mashkull kosovar djali i tij kishte ushtruar dhunë fizike me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews