UBT News

I bien dyert e oborrit, lëndohet një fëmijë në Gjilan

Policia e Kosovës bëri të ditur se në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vërbicë e Kmetovcit, në Gjilan të mërkurën në ora 11:00.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.

Exit mobile version