Policia e Kosovës bëri të ditur se në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vërbicë e Kmetovcit, në Gjilan të mërkurën në ora 11:00.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.