Makina në ditët e sotme po na shpëton, sepse është bërë nevojë për secilin individ.
Kur, ajo prishet na merr kohë dhe kosto për ta riparuar e madje me raste edhe tejkalon vlerën sa është blerë.
UBT News ju sjell disa hapa se si duhet të kujdeseni për makinën që keni, dhe cilat janë ato veprime që po e ‘vrasin’ atë.
- Vozitja e makinës teksa në tabelë është e ndezur drita paralajmëruese e vajit;
- Lejimi i përhapjes së ndryshkut;
- Futja e benzinës në një makinë me naftë dhe anasjelltas;
- Injorimi i afateve të mirëmbajtjes, si dhe injorimi i rrjedhjeve.
Jo më pak të rëndësishme janë edhe:
Lënia e një makine të papërdorur për një kohë të gjatë;
Ngarkimi i tepërt;
Përdorimi i vajit të gabuar;
Vendosja vetëm e ujit në sistemin e ftohjes (duhet mbushur edhe me anti-friz).
Dëmtim të madh në veturën tuaj mund ta bëjnë edhe lënia e dritareve të hapura gjatë një stuhie shiu, vozitja kur motori është i mbinxehur, vozitja nëpër ujëra të thella, modifikimet e tepërta, si dhe montimi i pjesëve të lira. /UBTNews/