Mbi 80 grupe të kontrollit të fakteve nga e gjithë bota i kanë bërë thirrje platformës që të marrë veprime për ta luftuar dezinformimin dhe “të mos lejojë që platforma e saj të armatoset nga aktorë të paskrupullt”.
Në një letër të hapur dërguar shefit të YouTube, Susan Wojcicki, grupet duke filluar nga Afrika Check me bazë në Kenia deri te Politifact dhe Washington Post në Shtetet e Bashkuara i ofruan ndihmë platformës për të luftuar dezinformimin.
“Çdo ditë, ne e shohim që YouTube është një nga kanalet kryesore të dezinformimit dhe keqinformimit në të gjithë botën”, thonë ata, teksa shtojnë se videot që përmbajnë dezinformata kishte shkuar “nën radarin” e politikave të platformës, sidomos në vendet që s’flasin anglisht. Ne ju inkurajojmë të ndërmerrni veprime efektive kundër keqinformimit dhe dezinformimit… dhe këtë mund ta arrini bashkërisht me organizatat. Përvoja jonë si kontrollues faktesh së bashku me provat akademike na tregon se verifikimi i përmbajtjeve është më efektiv sesa fshirja e tyre”, thuhet mes tjerash.
Over 80 independent fact-checking organizations from all over the world have sent a letter to YouTube’s CEO, Susan Wojcicki, calling upon her to take four clear measures against misinformation. https://t.co/TBdpbrnNWu#YouTubeOpenLetter
— Noko Makgato (@nokolosh) January 12, 2022
Zëdhënësja e YouTube, Elena Hernandez mbrojti platformën, duke thënë se verifikimi i fakteve ishte një “mjet vendimtar”, por vetëm “një pjesë e një enigme shumë më të madhe për të adresuar përhapjen e dezinformatave”. Sipas saj, YouTube ka bërë shumë progres./UBTNews