Rreth 600 nëpunës civilë gjermanë i kanë shkruar kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe ministrave të tjerë të lartë duke i bërë thirrje qeverisë që të “ndalojë menjëherë dërgesat e armëve për qeverinë izraelite”.
Nëpunësit civilë e bënë kërkesën te ministritë javën e kaluar, ku mes tjerash u tha se “për shkak të përmbajtjes së ndjeshme dhe represionit të tepruar shtetëror me të cilin përballen kritikat në këtë fushë, ne duam të mbetemi anonimë”.
Në vitin 2023, Gjermania miratoi eksportet e armëve në Izrael me vlerë 326.5 milionë euro (354 milionë dollarë), një rritje dhjetëfish krahasuar me një vit më parë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se 99 për qind e armëve të Izraelit vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Ky i fundit është furnizuesi i dytë më i madh./UBTNews/