Hysni Gucati ka mbërritur në vendlindje, në Morinë të Skenderajt, pas lirimit nga Gjykata e Hagës, ku është pritur nga familjarë e bashkëluftëtarë, me flamuj kombëtarë.
Ai është i liruar me kushte nga Gjykata Speciale, andaj ka kërkuar “të kursehet” nga deklarimet për medie.
Por, kishte një porosi për musafirët të mbledhur në odën e tij: “Të fala keni prej tanëve, të jeni të bindur te Zoti se ata janë më të fortë se ne”.
“Mundësisht kursemni, më kurseni mundësisht”, iu përgjigj ai, interesimit të gazetarëve.