UBT News

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nesër para Speciales

Nesër në orën 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë arrestuar më 25 shtator nga policia e EULEX-it ku paraprakisht ishin bastisur zyrat e organizatës./UBTNews

Exit mobile version