Një shtetas i huaj është arrestuar në pikë kalimin kufitar Merdare, për arsye se i njëjti dyshohet se ka hyrë dhe qëndruar ilegalisht në Republikën e Kosovës. Ai është ndaluar dje në mesditë.
Sipas Policisë, gjatë verifikimit ka rezultuar se të njëjtit më datë 09.07.2024, i është refuzuar hyrja në Kosovë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.