UBT News

Hykmete Bajrami u shërua nga COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami u shërua nga COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një shkrimi në Facebook, teksa deklaroi se kishte disa probleme shëndetësore, por tani është mirë.

Ministrja Bajrami njoftoi se do ta vazhdojë aktivitetin politik.

“Jam shëruar nga COVID-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës. Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews

Exit mobile version