Nga sot e deri më 26 shtator do të jenë në fuqi masat e reja antiCOVID. Me masat e reja, çdo person, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë me vete dëshminë e vaksinimit të plotë apo të njërës dozë apo testin RT-PCR negativ të bërë brenda 72 orëve. Ora policore vazhdon të jetë në fuqi nga 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.
Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohet deri më 26 shtator, ndërsa gastronomia lejohet të zhvillojë aktivitetin e saj nga ora 05:00-21:30.
Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Kosovës./UBTNews