Grupi Huthi i Jemenit arrestoi të paktën 11 punonjës të Kombeve të Bashkuara, njoftoi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, duke bërë thirrje për lirimin e tyre.
Dujarric tha të premten se OKB-ja po kërkon sqarime nga Huthët lidhur me arrestimin e punonjësve jemenas. Dy gra dhe nëntë burra punojnë për pesë agjenci të ndryshme të OKB-së dhe për të dërguarin e OKB-së për Jemenin.
“Ne po ndjekim të gjitha rrugët e disponueshme për të siguruar lirimin e të gjithëve sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Dujarric.
Human Rights Watch (HRW) dënoi ndalimet, duke thënë se refuzimi i grupit jemenas për të zbuluar vendndodhjen e individëve të arrestuar “përbën zhdukje të detyruar” sipas ligjit ndërkombëtar./UBTNews/