UBT News

Hungaria thotë se Suedia duhet “të veprojë ndryshe” nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

Qeveria e Suedisë duhet të “veprojë ndryshe” nëse dëshiron të fitojë mbështetjen turke për anëtarësim në NATO, tha të martën ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, duke shtuar se protesta e fundit për djegien e Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm ishte “e papranueshme”.

Szijjarto i dha këto deklarata pas takimit me homologun e tij turk në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Të dy diplomatët folën rreth protestës së 21 janarit që rriti tensionet midis Ankarasë dhe Stokholmit, ndërsa Suedia kërkon miratimin e Turqisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Si i krishterë dhe si katolik, duhet të them se djegia e një libri të shenjtë të një feje tjetër është një akt i papranueshëm”, tha Szijjarto mes tjerash.

“Të deklarosh se djegia e një libri të shenjtë është pjesë e lirisë së shprehjes është thjesht marrëzi”, tha Szijjarto, duke shtuar se “ndoshta Suedia duhet të veprojë ndryshe” nëse do të sigurojë mbështetjen e Ankarasë./UBTNews/

Exit mobile version