Një urdhër-arresti është lëshuar kundër Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që do të thotë se presidenti rus do të arrestohet nëse ai shkel në ndonjë shtet anëtar të ICC.
Por Hungaria ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, ajo nuk do ta arrestonte z. Putin.
Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban tha se urdhri nuk ka asnjë bazë ligjore në Hungari.
“Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë presidentin rus, pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari”, tha Gergely Gulyas në një konferencë.
Ai shtoi se qeveria e tij nuk kishte “formuar ende një qëndrim” për urdhërarrestin.
“Këto vendime nuk janë më fatlumet pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes – ky është mendimi im personal subjektiv”, tha ai./UBTNews/