Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto vazhdimisht ka mbrojtur vendimin e vendit të tij për të blerë energji nga Rusia dhe refuzimin për ta furnizuar Ukrainën me armë në luftën e saj ndaj pushtimit rus.
Ai tha se përpjekja për të zëvendësuar furnizimin me energji nga Rusia do të sjellte kosto të luftës te populli hungarez. Ai tha se Hungaria nuk do t’i dorëzojë armë Kievit në mënyrë që të shmang rrezikun për sulm nga Rusia ndaj 150 mijë hungarezëve që jetojnë në perëndim të Ukrainës.
“Për ne, qëllimi kryesor është të mos përfshihemi në këtë luftë në asnjë mënyrë”, i tha ai CNN-it./UBTNews/