Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó i ka bërë thirrje Katarit t’i ndihmojë për lirimin e pengjeve që u morën nga Hamasi si pasojë e sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor. Janë pesë shtetas hungarezë në mesin qindra pengjeve të tjera që u morën nga grupi militant.
Qeveria hungareze është në bisedime të vazhdueshme me grupin punues që u vendos nga qeveria e Izraelit për lirimin e pengjeve.
Szijjártó foli në telefon me homologun e tij nga Katari, Soltan bin Saad Al-Muraikhi të dielën, dhe ata diskutuan rreth situatës së sigurisë në rajon.
“I tregova kolegut tim se janë pesë persona që kanë edhe shtetësi hungareze e që po mbahen peng, dhe i kërkova atij lirimin e tyre”, shtoi ai./UBTNews/