Prokurorët hungarezë kanë akuzuar një 22-vjeçar për planifikimin e një sulmi terrorist me një bashkëpunëtor vitin e kaluar, thanë prokurorët në një deklaratë të mërkurën, përcjell UBT News.
Ai tha se burri, për të cilin prokurorët thanë se ishte konvertuar në Islam në një xhami të Budapestit në qershor 2020, u zotua për besnikëri ndaj Shtetit Islamik në pranverën e vitit 2021.
Prokurorët thanë se ai po planifikonte të ekzekutonte një sulm për të frikësuar popullsinë e Evropës, bazuar në akuzat e ngritura kundër tij.
Ata thanë se burri dhe një bashkëpunëtor i tij kishin diskutuar në muajin maj në internet për planin e sulmit, plan ky i cili do të kishte përfshirë të pandehurin, me c’rast ai do të përplaste këmbësorët në një vendpushim buzë liqenit në Siofok kurse bashkëpunëtori i tij do të hidhte një bombë në Budapest.
Burri, i cili është i arrestuar, akuzohet gjithashtu për përgatitjet për marrjen e komponentëve të kërkuar për bombën. Forcat speciale hungareze dhe prokurorët e penguan sulmin në qershor të këtij viti, thuhet në deklaratë./UBTNews/