UBT News

Humbjet në Ukrainë detyrojnë Rusinë t’i klasifikojë të dhënat për vdekjet e ushtarëve si ‘sekrete shtetërore’

Ukrainian soldiers stand on their armoured personnel carrier (APC), not far from the front-line with Russian troops, in Izyum district, Kharkiv region on April 18, 2022, during the Russian invasion of Ukraine. (Photo by Anatolii Stepanov / AFP)

Ushtria ruse po kërkon të kufizojë qasjen në informacione për të afërmit e ushtarëve të vrarë në Ukrainë.

Humbjet e trupave ruse gjatë “operacioneve speciale” në Ukrainë tashmë janë klasifikuar si sekrete shtetërore.

Sipas rregullave të propozuara, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dëshiron që zyrat e regjistrimit të zëvendësojnë autoritetet civile në lëshimin e certifikatave që ofrojnë përfitime për të afërmit e ushtarëve të vrarë, raportojnë mediat ruse.

Vendimi shpjegon nevojën për të “kufizuar numrin e personave që kanë qasje në informacione për anëtarët e familjeve të trupave të Forcave të Armatosura që vdiqën gjatë operacioneve speciale ushtarake në Ukrainë”.

Propozimi aktualisht është në diskutim publik dhe vjen pasi një numër në rritje i të afërmve të ekuipazhit anijes luftarake Moska u kanë thënë mediave se djemtë ose vëllezërit e tyre janë të zhdukur.

Ministria e Mbrojtjes thotë se ekuipazhi i Moskës u evakuua, por nuk dha më shumë detaje.

Autoritetet civile lokale lëshojnë aktualisht certifikata që ofrojnë përfitime – duke përfshirë bonuset e pensioneve – si pjesë e rregullave të vendosura në vitin 2013. Për herë të fundit Rusia pranoi humbjet njëmujore të luftës në Ukrainë, duke pretenduar se janë vrarë 1.351 trupa që nga 24 marsi.

Exit mobile version