Një person deri sa ishte duke e rregulluar traktorin në oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjtit ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në Rahovec, ku viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas me autoambulancë është nisur në drejtim të QKUK dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve.