Një tragjedi ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një punëtor rreth moshës 50 vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë punës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kur viktima ka rënë nga një lartësi gjatë punës në një objekt. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si pasojë e lëndimeve të rënda, shtetasi i huaj ka ndërruar jetë.
Ekipi i mjekëve emergjent ka konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje. Policia, në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.
Sipas informacioneve të mëtejshme, kompania që po punonte në objekt ishte e huaj dhe e kontraktuar nga një kompani vendore. Viktima, shtetas romun, ka rënë nga skelët, duke shkaktuar fatkeqësinë./UBTNews/