Një punëtor ka humbur jetën të hënën derisa ishte duke punuar në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se punëtori duke punuar ka rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.