UBT News

Humb jetën një person në vendin e punës, policia jep detaje për rastin në Ferizaj

Një person 18-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Ferizaj, derisa ishte në vendin e punës. 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike, duke njoftuar se i riu derisa ishte duke punuar i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Në raportin 24-orësh policia këtë vdekje e ka cilësuar si të dyshimtë.

“Ferizaj 11.12.2023 – 15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Exit mobile version