Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor, që ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 14:55, kur viktima, teksa po drejtonte traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë, traktori është rrokullisur dhe ka përfunduar në një greminë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./A.K/
