“Gift of Life” shpresë për shërimin e 30 fëmijëve që kanë probeme me zemër.
Për 30 fëmijët kosovarë, të cilët kanë probleme me zemër, do të kujdesen një ekip mjekësh amerikanë, italianë dhe kosovarë.
Stafi i “Gift of Life” do mbështesin financiarisht shërimin e fëmijëve që kanë probleme me zemër, duke ju ofruar atyre jo vetëm trajtim por edhe shërbim me zemër.
Në pritjen e mjekëve ka marrë pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e cila e ka vlerësuar lartë humanizmin e kësaj organziate.
“Kur mbrohet e shëndoshet zemra e një personi, mbrohet jeta. Mbrohen frymëmarrjet, lëvizjet, mendja, idetë e aftësia për të punuar, vepruar, e kontribuar”.
“Bashkë me ministrin e shëndetësisë, z. Arben Vitia, i uruam sot mirëseardhje mjekëve dhe stafit të organizatës amerikane “Gift of Life”, me mbështetjen financiare të të cilëve 30 fëmijë kosovarë, të cilët kanë probleme me zemër, do të trajtohen nga një ekip mjekësh amerikanë, italianë dhe kosovarë”, shkruan Presidentje në Facebook.
“Me stafin e “Gift of Life” ishte edhe Bleona që ndihmonte me përkthim. Plot jetë e shumë dinamike, ajo është njëra nga fëmijët të cilës kohë më parë vet mjekët e “Gift of Life” i kishin dhuruar jetëgjatësinë përmes këtij programi”.
“Humanizmi i kësaj organizate dhe i mjekëve është dhuratë jo vetëm për fëmijët tanë, por edhe për familjet e tyre, si dhe për shtetin e Kosovës”.
“Ky është misioni i parë i kësaj organizate që nga fillimi i pandemisë, por “Gift of Life” ka kryer tashmë pesë misione të tilla në Kosovë, në të cilat janë trajtuar qindra fëmijë kosovarë”.
“Falenderime të pafund për dr. Francesko Santoro, dr. Herbet Stern, dr. Ribera Santoro, z. Rob Raylman, drejtor i organizatës GOL, dr. Mazllum Belegu, udhëheqës administrativ i GOL për Kosovë, si dhe për stafin mjekësor vendor të udhëhequr nga dr. Bejiqi”.
“Përvojën nga miqtë tanë, shpresojmë ta bartim në Shërbimin Kardopediatrik në kuadër të ShSKUK-së, të cilin duhet ta kemi funksional brenda Kosovës. Gjersa, fëmijëvë tanë, i uroj nga zemra shëndet e jëtë të gjatë!””
Ekipi mjekësor, i cili do të qëndrojë në Kosovë deri në fundjavë, përbëhet nga kardiokirurgët dr. Françesko Santoro dhe dr. Ribiera Santoro, nga kardiologët dr. Herbert Stern dhe dr. Roberto Tumbarello, me kolegë të tyre./UBTNEWS