UBT News

Human Rights Campaign shpall gjendje të jashtëzakonshme për komunitetin LGBTQ+

Për herë të parë në historinë e saj katër dekadëshe, organizata më e njohur për mbrojtjen e të drejtave civile të komunitetit LGBTQ+ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për këtë komunitet, njoftoi Human Rights Campaign të martën.

“Amerikanët LGBTQ+ po jetojnë në gjendje të jashtëzakonshme. Kërcënimet e shumëfishta me të cilat përballen miliona në komunitetin tonë vetëm nuk po perceptohen– ato janë reale, të prekshme dhe të rrezikshme”, tha drejtoresha e organizatës, Kelley Robinson.

“Në shumë raste ato rezultojnë në dhunë kundër personave LGBTQ+, duke i detyruar familjet të çrrënjosin jetën e tyre dhe të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të shteteve më të sigurta dhe duke shkaktuar rritje të homofobisë dhe transfobisë dhe duke vënë në rrezik sigurinë e secilit prej nesh”, deklaroi ajo tutje.

Krahas deklaratës së urgjencës, grupi do të lëshojë një libër udhëzues digjital, përfshirë burimet e shëndetit dhe sigurisë, një përmbledhje të ligjeve shtet pas shteti, informacionin “njihni të drejtat tuaja” dhe burime të dizajnuara për të mbështetur udhëtarët LGBTQ+ dhe ata që jetojnë në shtete armiqësore./UBTNews/

Exit mobile version