Bandat e krimit kibernetik kanë pasur rënie prej 40% në të ardhura pasiqë viktimat po refuzojnë të paguajnë, thonë hulumtuesit.
Ekspertët e kriptomonedhave në Chainalysis thonë se grupet e ransomware zhvatën të paktën 457 milionë dollarë (370 milionë £) nga viktimat në vitin 2022, 311 milionë dollarë më pak se një vit më parë.
Sipas hulumtuesve, shifrat e vërteta mund të jenë edhe më të larta, megjithatë pajtohen se po bie numri i viktimave që paguajnë. Edhe përkundër rënies së të ardhurave kriminale, numri i sulmeve është në rritje.
Kompanitë, qeveritë, shkollat dhe madje edhe spitalet në mbarë botën po bien rregullisht viktima të hakerëve të ransomware, të cilët kërkojnë dëmshpërblime, e kryesisht në bitcoin. Hakerët kërcënojnë se do t’i publikojnë ose shesin të dhënat e vjedhura.
Viktimat e fundit të krimit kibernetik ishin gazeta The Guardian, kompania e dërgesave Royal Mall, dhe spitali kanadez i fëmijëve Sick Kids./UBTNews/