UBT News

Hulumtimi i ri tregon se si gratë shtatzëna mund të reduktojnë rrezikun nga diabeti

Ndërsa leximi deri në orët e vona në rrjete sociale ose shikimi i videove të ndryshme janë zakone para gjumit, gratë shtatzëna preferohet të fikin dritën më shpejt për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të diabetit gestacional, kanë sugjeruar studiuesit.

Sipas Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, diabeti gestacional prek të paktën katër deri në pesë në 100 gra gjatë shtatzënisë. Nëse nuk kontrollohet mirë mund të çojë në komplikime, duke përfshirë probleme shëndetësore për fëmijën.

Hulumtimi i botuar në American Journal of Obstetrics and Gynecology Maternal Fetal Medicine ka zbuluar se gratë shtatzëna të cilat janë të ekspozuara ndaj niveleve më të larta të dritës në tre orë para gjumit ka më shumë gjasa t’u zhvillohet diabeti gjatë shtatzënisë.

“Drita gjatë natës mund të jetë një rrezik i panjohur për marrjen e një ndërlikimi serioz të shtatzënisë”, tha Dr. Minjee Kim, autori kryesor i studimit në Universitetin Northwestern.

Midis studimeve të tjera, studiuesit kanë gjetur më parë se njerëzit që punojnë me turne janë në rrezik më të madh të diabetit të tipit 2, ndërsa ekspozimi më i madh ndaj dritës artificiale gjatë natës është lidhur gjithashtu me një rrezik në rritje të gjendjes.

Mendohet se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës shtyp nivelet e një hormoni të quajtur melatonin, prish orën e brendshme të trupit dhe ndikon në procese të ndryshme metabolike, siç është rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak.

“Ndërsa ne nuk mund ta vërtetojmë këtë nga ky studim vëzhgues, mekanizma të ngjashëm mund të luajnë një rol te gratë shtatzëna”, tha Kim.

Megjithatë studimi ka kufizime, duke përfshirë se matjet e dritës janë bërë vetëm gjatë një jave.

Lajmi i mirë, tha Kim, ishte se ishte relativisht e lehtë për të ndërmarrë veprime. “Duke filluar tre orë para gjumit, përpiquni të errësoni dritat sa herë që është e mundur”, tha Kim, duke shtuar se kjo vlen edhe për pajisjet që lëshojnë dritë si telefonat./UBTNews/

Exit mobile version