A keni dëgjuar ndonjëherë për studimin e Harvardit, i cili ka zgjatë 75 vite vetëm për të zbuluar se çfarë na bën neve të lumtur? Është studim revolucionar në psikologji?
Studimi i ka monitoruar jetët e dy grupeve me meshkuj për mbi 75 vite, ka arritur të zbulojë faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve. Pra, çfarë na bën njerëzve të lumtur dhe të shëndetshme përgjatë jetës?
Nëse mendoni se fama dhe paratë, nuk jeni vetëm – por, sipas psikiatrit Robert Waldinger, e keni gabim.
Sipas Waldinger, faktori numër një i lumturisë dhe mirëqenies janë lidhjet e mira me tjerët, ky është mesazhi që e kishin marrë nga hulumtimi. Pra, parashikuesi më i mirë i lumturisë dhe përmbushjes së përgjithshme në jetën tuaj është dashuria.
Për të qenë më specifik, hulumtimi ka treguar se duke e pasur dikë në të cilin/cilën mbështetni ndihmon në relaksimin e sistemit nervor, dhe e ndihmon trurin të qëndrojë i shëndetshëm, e gjithashtu i zvogëlon dhimbjet emocionale.
Të dhënat e studimit kanë treguar se ata të cilët ndihen të vetmuar janë më të prirë të vuajnë nga shëndeti i dobët fizik më herët se tjerët dhe të vdesin më të rinj.
“Nuk është vetëm numri i miqve që ndikon në këtë, por është kualiteti i lidhjeve të afërta ai që ka rëndësi”, ka treguar Waldinger.