Aktori i njohur Hugh Jackman ka rrëfyer një nga episodet më të sikletshme të karrierës së tij, i cili ndodhi gjatë një shfaqjeje të “Beauty and the Beast”.
Teksa interpretonte rolin e Gastonit dhe këngën “Me”, ai humbi kontrollin për shkak të një problemi krejt të papritur.
Jackman tregon se atë periudhë vuante nga dhimbje të forta koke e një naturopat i kishte këshilluar të pinte shumë ujë për t’u hidratuar.
Ai e teproi me rekomandimin dhe përfundoi duke pirë rreth 7 litra ujë brenda ditës, gjë që i solli telashe në skenë.
Gjatë performancës së parë, ndërsa ngrinte dhe tërhiqte aktoren që luante Belle, atij iu shkëput pak urinim dhe për shkak të kostumit të ngushtë, momenti u bë edhe më i vështirë për t’u fshehur.
Në kulmin e këngës, Jackman u përball me dilemë të çuditshme: të këndonte notën e lartë F, duke rrezikuar që situata të përkeqësohej, apo të shmangte notën e të prishte pjesën muzikore. Ai vendosi ta këndonte dhe urina vazhdoi t’i rridhte poshtë kostumit gjatë gjithë skenës.
Aktori e përshkruan këtë si një nga momentet më të turpshme dhe të paharrueshme të jetës së tij në teatër. /A.Z/UBT News/
